>

Teuta nuk thyhet, edhe në Korçë merr një barazim 0-0

User Rating:  / 0
PoorBest 

Skënderbeu i Levit ka harruar të fitojë me gjithë ndryshimet në pankinë

Teuta nuk thyhet më dhe arrin të ruajë kreun, të cilin do të duhet ta mbajë bashkë me Tiranën, në kuotën e 13 pikëve, por bardheblutë renditen të parët falë golavarazhit më të mirë kundrejt durrsakëve. Teuta konfirmohet si një nga ekipet pretendente në këtë sezon dhe pasi mposhti Tiranën në “Qemal Stafa” në fillim të kampionatit, këtë herë merr një pikë të rëndësishme ndaj Skënderbeut, në Korçë. Kampionët, që ende nuk po shfaqin fytyrën e sezonit të kaluar, nuk ditën të shfrytëzojnë disa raste për shënim, por në fund mund të festonin edhe durrsakët, në një ndeshje që s’pati gol, por emocionet nuk munguan. Skënderbeu ka dominimin territorial në fushën e Korçës, por mungon pasimi i fundit për sulmuesit. Nga ana tjetër, Teuta e Likës bazon gjithçka te kundërsulmi. Gozdenoviç, në rolin e qendërmbrojtësit bën çka mundet për të ndalur Çotën, ndërsa portieri Osmani shpëton Teutën nga një gol i sigurt pas goditjes së Tahillarit. Por emocionet e vërteta vijnë në fund.

Në minutën e 87-të, Skënderbeu godet traversën, ndërsa në minutën e parë të kohës shtesë ndodh një episod i dyshimtë në zonën korçare. Gozdenoviç ndal në këtë mënyrën Dostin. Gjyqtari ndëshkon sulmuesin mik për simulim. Në këto kushte, një nga sfidat më të rëndësishme për javën e shtatë të Superiores mbyllet në barazim pa gola. Teuta ndan kreun me Tiranën kryesuese, me nga 13 pikë, ndërsa Skënderbeu, që ende nuk e ka provuar shijen e fitores me trajnerin Lev, ndodhet në mes të klasifikimit me gjashtë pikë më pak. Për “Ujqërit e Dëborës” asgjë thuajse nuk ka ndryshuar, edhe pse nga stoli u largua trajneri që e shpalli kampion, Shpëtim Duro. Korçarët aktualisht renditen në vendin e 12-të në kuotën e 7 pikëve pas 6 ndeshjeve të zhvilluara. Shumë pak për një skuadër që në fillim të sezonit ishte etiketuar si pretendentja kryesore për të fituar titullin. Në javën e ardhshme, Skënderbeu pret Kastriotin, kurse Teuta luan në Berat.

Burimi: www.gazeta-shqip.com

 

 

© 2008 DurresWeb.com | Joomla Template by vonfio.de