'Juventus', Del Neri: Championsi nuk varet vetëm nga ne
- Details
- Category: Sport
- Hits: 492
Aleks do të luajë nga minuta e parë. Kielini? Nuk e di." Dyshimet legjitime rriten ditë pas dite. Juventusi po mendon që tani për sezonin e ardhshëm, por me apo pa Del Nerin? Pyetja ende nuk ka një përgjigje, por koha po afron gjithnjë e më tepër. Pas një fillimi të mirë dhe një faze të dytë në kampionat për t'u harruar, trajneri do të luajë gjithçka në 5 ndeshjet e fundit të sezonit, me të vetmin objektiv në lojë: Ligën e Europës. Shumë pak për një Juve, e cila në shtator mendonte titullin.
"Nuk jemi mendjemëdhenj, nuk mendojmë të fitojmë të gjitha takimet, por do të provojmë. Kemi barazuar në Firence, duke bërë maksimumin në atë ndeshje. Ka qenë një javë pozitive për skuadrat e tjera. Nuk e di nëse mund të shpresojmë ende për Championsin, edhe nëse i fitojmë të gjitha, varet edhe nga të tjerët. Për të pasur një gjykim mbi punën time, duhet të pyesni klubin dhe jo mua. Protestat në stadium ndaj meje? Eci përpara duke ndjekur rrugën time. Bëhet fjalë vetëm për një pjesë të vogël të tifozëve, gjëja më e rëndësishme është se skuadra rritet dhe synon gjithmonë të fitojë. Akuilani ka thënë se e kam ndihmuar shumë në këto muaj? E dija këtë, me lojtarët kam një raport shumë të mirë, më pëlqen. E kam thënë gjithmonë, jo vetëm në këtë fund kampionati. Do të përballemi me një skuadër të përqendruar dhe me dëshirë të madhe, e cila duhet të sigurojë shpëtimin. Të dy ekipet kanë stimuj të fortë, ne duam t'i fitojmë të gjitha, ndërsa Katania dëshiron të shpëtojë. Kielini është gati, por nuk e di nëse do të luajë nga fillimi, kurse Del Piero do të jetë titullar. Stimuj të veçantë për Martinez? Në këto nivele duhet të jesh gjithmonë i stimuluar", ka përfunduar Del Neri. Burimi: www.shekulli.com.al







