Juventusi fluturon dhe shpallet kampione e dimrit.
- Details
- Category: Sport
- Hits: 20
Juventus siguron fitoren ne Bergamo kunder Atalantes me rezultatin 0-2 (55' Lichtsteiner, 81' Giaccherini) dhe shpallet matematikisht kampione e dimrit pa patur nevoje te presi rezultatet e Milanit dhe Udinezes te cilat luajne neser. Nje titull simbolik por qe statistikisht i jep skuadres probabilitete te larta per te luftuar deri ne fund per skudeton.
Trajneri i bardhe e zinjve zgjedh Chiellini-n ne qender dhe De Ceglie-n ne krah te majte. Nga stoli tjeter Colantuono i besohet Denis per te sulmuar porten e juventineve.
Juventus ne sulm. Bardhe e zinjte bejne lojen, presojne dhe i detyrojne kundershtaret te mbrojne porten ne gjysem fushen e tyre. Ne minuten e 11' shtyll e Barzagli-t.
Juventusi insiston por Atalanta reagon dhe detyron nderhyrjen e Buffon ne disa raste. Ne minuten e 42' Vidal i afrohet golit me nje goditje nga 25 metra por topi ndalohet nga traversa.
Pjesa e pare mbyllet me nje 0-0.
Giaccherini zevendeson Marchisio-n (pas nje problemi me gjurin). Asnje nderrim per Atalanten.
Ne minuten e 55' Juventusi kalon ne avantazh me nje gol te Lichtsteiner pas nje assist spektakolar te Pirlo-s. Ne minuten e 81' sigurohet rezultati me golin e dyte, kete radhe shenon Giaccherini me assist te Marrone-s (zevendeson Pepe-n pasi demtohet).
Klasifikimi Seria A:
Juventus 41
Milan 37
Udinese 35
Lazio 33
Inter 32
Roma 30*
Napoli 28
Genoa 24
Catania 22*
Chievo 23
Cagliari 22
Parma 22
Fiorentina 21
Palermo 21
Atalanta 20
Bologna 19
Siena 18
Cesena 15
Lecce 12
Novara 12
* Roma dhe Catania do rekuperojne 25 minutat e fundit pasi ndeshja u pezullua per mot te keq.
DurresWeb.com



