Oketa: PD kishte ‘qytetarët të parët’, tani ka plehrat!
- Details
- Category: Politike
- Hits: 79
Gazmend Oketa, deputeti i qarkut të Durrësi nga PD, ishte i vetmi deputet i mazhorancës që votoi pro dekreteve të Presidentit Topi në Kuvend. Oketa ka shpjeguar se vota e tij pro dekretit “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, ishte uniform me zërin e qytetarëve pasi edhe PD në fushatë kishte sloganin “Ju (qytetarët) jeni të parët”.
“Dekretin e presidentit e votova pro, ndryshe nga grupi parlamentar nisur dhe nga sensibiliteti maksimal i qytetarëve, të cilët shprehen kundër këtij ligji. Shkurt iu bashkova Aleancës së qytetarëve, pasi ne si PD vetë kemi thënë në fushatën e fundit se “qytetarët janë të parët”, tha Oketa “Mapo-n”.
“Votimet për dekretet janë qëndrime personale në respekt të bindjeve të mia dhe qytetarëve që përfaqësoj në Kuvend. Unë nuk kam qenë i pranishëm në votimin e ligjit të importit të plehrave herën e parë”, ka shtuar deputeti i PD-së.
Gjithashtu Oketa mbështeti edhe dekretin e Topit për emërimin e Sali Shehut në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Për votën pro, ai tha se “Shehu i plotëson të gjitha kriteret ligjore. PD ia njeh këto vlera siç u shprehen dhe deputetët e PD-së në Komisionin e Ekonomisë, por në mënyrë të pakuptimtë sot (dje) votojnë kundër”.
Oketa thekson se PD-së është kthyer në një parti ku mbështeten vetëm ish-komunistët pasi siç thotë ai ky “i vetmi kusht që nuk plotëson z. Shehu, është nuk ka pasur teserën e Partisë së Punës. Pasi po ta kishte pasur, besoj se do të votohej dhe duartrokitej”.
Burimi: www.shekulli.com.al







