Zgjedhjet e 8 majit, skema e zhvendosjes së votuesve në Tiranë
- Details
- Category: Politike
- Hits: 212
TIRANË- Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Edi Rama, mund të jetë viktima e kurthit më të madh zgjedhor që është bërë ndonjë herë në Shqipëri. Ditë pas dite po del në dritë një skemë gjigante e fiksimit të rezultatit të zgjedhjeve. Skema ka nisur rreth dy vjet më parë dhe në mënyrë të fshehtë është zhvilluar një proces i gjatë lëvizjesh në listat e votuesve.
Përmes paraqitjes së kontratave fiktive të qirasë ose dokumenteve të tjera, mijëra persona janë regjistruar si votues në Tiranë. Ata realisht banojnë në qytete të tjera ose në komunat në periferi të kryeqytetit, por më 8 maj kanë votuar në Tiranë. Përmes një llogarie tepër të saktë matematikore, të djathtët kanë parashikuar rezultatin e zgjedhjeve dhe sërish ishin mangët me votat. Kjo llogari mendohet se është kryer javën e parë të muajit mars dhe në këto kushte, në kundërshtim me ligjin zgjedhor, i cili thotë që nuk mund të ndryshohen listat 60 ditë përpara zgjedhjeve, janë kryer ndryshimet e tjera. Verifikimi i “Shekulli”-t tregon për të paktën 2500 njerëz që janë larguar nga lista e votuesve në Tiranë ndërsa 3407 persona të tjerë i janë shtuar kësaj liste. Pas zbulimit të këtij fakti, zyrtarë të PS-së janë vënë në lëvizje për të verifikuar listat përmes personave që njohin zonat. Të kontaktuar nga “Shekulli”, zyrtarët e PS-së pohuan se përgjatë vitit të fundit ka pasur një vërshim regjistrimesh të personave të cilët figurojnë me banim në qytete të ndryshme të Shqipërisë. “Nga verifikimet e bëra në terren rezulton se shtimi i numrit të votuesve në të gjitha njësitë bashkiake të kryeqytetit është bërë në një periudhë të shtrirë kohore. Për të mos rënë në sy duke lëvizur njëkohësisht mijëra votues brenda një periudhë të shkurtër, qytetarët janë regjistruar në njësi të ndryshme përgjatë vitit, për të shuar idenë e prurje të mëdha për efekt të zgjedhjeve”,- thanë zyrtarët e PS-së. Po kështu, ardhje për arsye votimi janë shënuar edhe në njësitë e tjera bashkiake në Tiranë. Ky fenomen është hasur gjerësisht në gjendjet civile të kryeqytetit. Një tjetër risi e ndodhur në zgjedhjet e 8 majit 2011 është dhe largimi i votuesve në qytete të tjera, Një pjesë e mirë e tyre u ka rezultuar që ta kenë Qendrën e Votimit në zona të largëta, si për shembull, në Qarkun e Korçës, Durrësit, Elbasanit. Në ditët në vijim deputetët e Tiranës do të mblidhen për të bërë dhe analizën përfundimtare të rezultatit të Bashkisë së Tiranë. Mijëra dublime në kryeqytet TIRANË– Nga verifikimi i lista të përfundimtare të zgjedhjeve janë gjendur 21 mijë dublikime në të gjithë Shqipërinë. Pjesa më e madhe e tyre ndodhet në Qarkun e Tiranës. Në ndryshim nga lista parapake e zgjedhësve, ku ndodheshin 5 mijë dublikime më shumë, ky problem nuk është zgjidhur plotësisht. Sipas specialistëve që kanë bërë dhe filtrimin e çdo emri, emrat që ekzistojnë në dy Qendra Votimit janë të ndara në dy lloje, dublikime të pastra dhe të fshehura. Të pastra janë persona që kanë të njëjtat gjeneralitete dhe figurojnë në dy Qendra Votimi si votues, qoftë brenda përbrenda Tiranës, si edhe persona që votojnë në kryeqytet dhe rrethinat Sipas të dhënave, me këtë mënyrë figurojnë 1096 votues në 11 njësitë bashkiake të Tiranës. Ndërsa dublikime të fshehura janë ato persona të cilët kanë të dhëna të njëjta, por me një ndryshim të vogël gjeneraliteti. Kjo është vërejtur në shumë persona, të 1096 dublime të pastra janë gjetur në Bashkinë e Tiranës. Nga të dhënat e 11 minibashkive janë hasur votues të cilët kanë emrin e tyre në dy Njësi Bashkiake. Ndërsa ka edhe emra të cilat figurojnë si votues në Tiranë dhe rrethinat përreth saj. Verifikimet kanë treguar qindra spostime në listat e votimit në Tiranë. Grafiku i mëposhtëm tregon lëvizjet e votuesve në 11 minibashkitë e Tiranës. Ç’do të ndodhë? Deputetët e Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës do të mblidhen në ditët në vijim për të finalizuar analizën mbi rezultatin e zgjedhjeve vendore të 8 majit për bashkisë më të madhe në vend. Të ndarë sipas zonave të patronazhit, të zgjedhurit socialistë, së bashku me drejtuesit e degëve të PS-së, po filtrojnë të gjithë listën përfundimtare të votuesve deri në përpilimin e të dhënave për atë që ndodhi ditën e votimi. Disa prej këtyre të dhënave u janë bashkëngjitur kallëzimeve penale të dorëzuara në Prokurorinë e Tiranës FAKTE 5200 votuesve u është ndryshuar Qendra e Votimit pas daljes së listave paraprake. Megjithëse të gjithë votuesit ishin lajmëruar për numrin e qendrës ku do të votonin, ata nuk kanë mundur ta gjejnë emrin e tyre në atë qendër, pasi ishte ndryshuar. 21 000 mijë dublikime janë gjendur në të gjithë Shqipërinë. Në listën paraprake të zgjedhësve ishin 26 mijë të tillë. Nga puna e bërë pak ditë përpara zgjedhje është mundur të hiqen 5 mijë prej tyre. Shumica e dublikimeve gjenden në Tiranë. 2500 votues janë larguar nga Qendrat e Votimit të bashkisë më të madhe në vend në zona të tjera të vendit. Janë shumë familje të tjera që në bazë të listës paraprake dhe asaj përfundimtare janë larguar në Durrës, Elbasan apo Korçë. Burimi: http://www.shekulli.com.al nga Denis Dedej
Dyshimet shtohen edhe nga fakti që në disa raste është zbuluar se dhjetëra persona janë të regjistruar në një ambient pa adresë, shkollë deri edhe tek ata të regjistruar si banues në garazhe makinash. Në Njësinë Bashkiake numër 10 janë regjistruar 64 votues si banues në universitet dhe pak muaj përpara zgjedhjeve, u shtruan dhe shtatë votues. I njëjti problem është hasur edhe në njësinë Bashkiake numër 6, ku llogariten 580 të ardhur nga rrethet për arsye votimi në kryeqytet.
megjithëse banimi është në Tiranë. Njësinë Bashkiake numër 4 dhe 11, kanë pasur dhe numrin më të madh të largimeve.
përreth saj.
cilët kanë të shtuar një germë në fund të mbiemrit, kanë një ndryshim të një numri të datëlindjes. Këto raste kanë ndodhur me shumë familje të cilët ishin njëkohësisht votues më 8 maj në Tiranë dhe në rrethinat e saj, si Paskuqan, Baldushk apo Shëngjergj. Megjithëse
votuesit u njoftuan më 8 mars për Qendrat e Votimit ku duhej që të ushtronin të drejtën e tyre, në listën përfundimtare të zgjedhësve në Tiranë kanë ndryshuar qendrat 5200 zgjedhës.
Bie në zy fakti që lëvizjet më të mëdha janë në njësinë bashkiake numër gjashtë, zona e Kombinatit.







