>

Ambasadorët në Presidencë, Topi: KQZ mban përgjegjësi ligjore

User Rating:  / 0
PoorBest 

Ambasadori amerikan Arvizu, ai i BE-së Etore Sekui dhe ambasadori i OSBE-së Eugen Volfart zhvilluan mëngjesin e sotëm një takim me Presidentin e Republikës, Bamir Topin. 
Në përfundim të këtij takimi me dyer të mbyllura, Topi falënderoi trojkën e ambasadorëve që sipas tij, kanë ndihmuar në të gjitha situatat e vështira me karakter politik që ka kaluar dhe po kalon Shqipëria.


Gjithashtu Topi u ndal edhe në krizën që ka prodhuar KQZ-ja duke i kujtuar kësaj të fundit se ka detyrime para ligjit dhe jo partive politike.


"Administrimi i procesit zgjedhor është një përgjegjësi e partive politike dhe KQZ u ndërtua në mënyrë bipartizane. Por detyrimi për përfundimin me sukses të procesit zgjedhor nuk është partiak por konstitucional, ligjor dhe moral para të gjithë qytetarëve të cilët e kanë shprehur mendimin e tyrë në formë korrekte nëpërmjet votës.", tha Topi.


Në fjalën e tij, Topi shprehu shqetësimin e tij për anulimin e vizitës së Emanuel Barrosos në Shqipëri. Sipas Topit, vizita e Barrosos në Prishtinë dhe Beograd dhe shmangia e Tiranës është një shenjë e keqe.


"Në Europë ne nuk shkojmë për disa politikanë por për të gjithë popullin shqiptar.", u shpreh Topi.

Burimi: http://www.shekulli.com.al

 

© 2008 DurresWeb.com | Joomla Template by vonfio.de