Praga: E gjithë BE të njohë Kosovën
- Details
- Category: Rajoni
- Hits: 159
Karl Schwarzenberg
Me kalimin e kohës, e gjithë BE-ja do ta njohë Kosovën. Kështu është shprehur shefi i diplomacisë çeke, Karl Schwarzenberg.
Sipas tij, të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të bëhen anëtare të Bashkimit Europian, përfshi edhe Kosovën.
Ai shprehu bindjen se nuk do të zgjasë gjithmonë situata që disa vende të BE-së të mos e njohin pavarësinë e Kosovës. “Me kalimin e kohës kjo do të rregullohet. Nuk mendoj se do të zgjasë shumë”, ka thënë Schwarzenberg. Çekia është një prej vendeve të BE-së, që e ka njohur ndër të parat pavarësinë e Kosovës.
Burimi: http://www.gazeta-shqip.com







