Durres, ndalohet nje anije me municione
- Details
- Category: Nga Durresi
- Hits: 67
Një anije me ngarkesë me municione është ndaluar në portin e Durrësit. Nga informacionet e para bëhet e ditur se anija është ankoruar në radën e portit të Durrësit dy ditë më parë për riparimin e një defekti. Nga Autoriteti portual Durrës nuk bëhet e ditur nëse anija me flamur moldav është ndalur për verifikim apo ajo është ankoruar për probleme teknike. Anija me armë ishte planifikuar të udhëtonte drejt Irakut.







