Durres, kapen 100 kg kanabis ne port.
- Details
- Category: Nga Durresi
- Hits: 104
100 kg lëndë narkotike janë kapur nga policia e Durrësit mbrëmjen e së premtes, rreth orës 22:30, ndërsa në pranga ka përfunduar Ermir Skardileva, nga Tirana, drejtues i autobusit në të cilin ishte fshehur lënda narkotike. Sasia e lëndës narkotike u gjet e fshehur në pjesë të ndryshme të një autobusit me targa Tr 3478 G dhe kishte si destinacion Italinë dhe për njëfarë kohe u bllokua edhe udhëtimi i tij. Policia e Durrësit nuk ka dalë akoma në një deklaratë zyrtare në lidhje me rastin në fjalë, por burime pranë Policisë Kufitare konfirmuan për “Shekullin” sekuestrimin e lëndës narkotike dhe arrestimin e një personi të dytë, identiteti i të cili nuk është bërë i ditur. Burimi: www.shekulli.com.al nga Mark Brunga







