Durres, tre te arrestuar per droge
- Details
- Category: Nga Durresi
- Hits: 112
Burime nga Durrësi bëjnë të ditur se janë arrestuar tre të rinj pasi akuzohen për tregti të lëndëve. Uniformat blu bëjnë të ditur se në pranga përfunduan 26-vjecari Riza Koçiu, 25-vjeçari, Gazmend Balla dhe 19-vjeçarin Dorian Saraçi. Në momentin e arrestimit të rinjve iu sekuestruan më shumë se 1 kg lëndë narkotike të llojit kanabis sativa. Mësohet se aksioni i policisë ka nisur pasi gjatë kontrollit në banesën e 26-vjecarit Riza Koçiu, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4.8 gr kanabis sativa, të cilat ai deklaroi se ua kishte blerë dy të rinjve të tjerë Ndërkohë gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e marrë me qera në lagjen e plazhit nga 25-vjeçari Gazmend Balla u gjetën 1 kg e 11 gram kanabis. Mësohet se bashkë me Ballën u ndalua edhe 19- vjeçari Dorian Saraçi, si tregtues i lëndës narkotike. Burimi: www.shekulli.com.al







