Durrës, kanoset kandidati i PS-së për komunën Ishëm, dy të arrestuar
- Details
- Category: Nga Durresi
- Hits: 225
Në qarkun e Durrësit është shënuar një incident me armë. Kandidati i Partisë Socialiste për komunën e Ishmit, Sulejman Ibrahimi është kanosur me armë zjarri. Dega e PS-së Durrës bën me dije se Ibrahimit i ishte zënë pritë nga pesë persona, të cilat kanë qenë të armatosur me katër armë të tipit kallashnikov dhe një pistoletë. Personat e armatosur kanë qëlluar mbi automjetin me të cilin udhëtonte kandidati i PS-së. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 të ditës së sotme në rrugën Shën Pjetër - Draç.
Policia e qarkut të Durrësit ka dalë në një deklaratë për shtyp lidhur me këtë ngjarje, ku bëri të ditur se dy persona kanë qëlluar në drejtim të automjetit të kandidatit të PS-së. Kjo sipas policisë ka ardhur pas një konflikti të çastit mes autorëve dhe kandidati të PS-së. Si autor të kanosjes me armë zjarri, policia ka vënë në pranga Shkëlzen Keçi, 30 vjeç dhe Hamdi Pasha, 45 vjeç nga Thumana e Krujës. Të dy këta persona kanë qëlluar makinën e kandidatit të PS-së. Makina ka qenë e parkuar kur është qëlluar dhe kandidati i PS-së nuk ka qenë në makinë.
Burimi: http://www.shekulli.com.al nga Mark Brunga







