Dako: Xhaferraj, autor i shkatërrimit të Durrësit
- Details
- Category: Nga Durresi
- Hits: 209
Kryetari aktual i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ka zhvilluar mësditën e sotme një takim me banorët e lagjes numër 5 të qytetit bregdetar. Në këtë takim, Dako u ndal në punën e bashkisë si dhe në prezantimin e projekteve të reja. Gjithashtu mësohet se gjatë takimit të Dakos me banorët, ai ka dëgjuar kërkesat e tyre për katër vitet që vijnë. Në lagjen numër 5, bashkia e Durrësit ka investuar 19.172.000 lekë kryesisht në sistemin e kanalizimeve dhe në infrastrukturë.
Duke i kërkuar banorëve votën e tyre për një mandat të dytë, Dako është ndalur edhe tek rivali i tij në këtë garë.
"Xhaferraj dhe qeveria që e ka kandiduar janë autor të projektit për shkatërrimin mjedisor të Durrësit me projektin e TEC-it që kanë miratuar në Porto- Romano.", mësohet të ketë thënë Dako.
Burimi: http://www.shekulli.com.al







