Vatikani zbulon sekretet!
- Details
- Category: Kuriozitete
- Hits: 166
Vatikani ka vendosur të hapë dyert për zbulimin e sekreteve mbi 400-vjeçare. Rreth 100 dokumente historike nga arkiva sekrete e Vatikanit priten të bëhen publike në fillim të vitit 2012. “Dokumente të vjetra papnore me shumë rëndësi do të dalin për herë të parë jashtë ambienteve të Vatikanit”, tha për mediet kardinali Raffaele Farina, arkivist dhe librar i Vatikanit. “Dritë mbi misteret” titullohet ekspozita në të cilën do të paraqiten këto sekrete. Ekspozita do të hapet në Muzeun Capitoline në Romë dhe do të qëndrojë hapur nga shkurti deri në shtator. Pjesë e dokumenteve që pritet të publikohen është dhe gjyqi i Galileo Galilei-it dhe shënime e artikuj në kohën e Papa Piu i XII i cili nuk mbajti qëndrimi kundër nazistëve për persekutimin e çifutëve, periudhë e cila është quajtur “legjenda e errët”. Kjo nismë ndërmerret me rastin e 400-vjetorit të zanafillës së arkivës së Vatikanit. Arkiva sekrete e Vatikani u krijua në vitin 1612 nga Papa Paul i V-të. Ajo qëndrojë e mbyllur deri në vitin 1881, kohë kur Papa Leo i XIII hapi dyert për kërkimet akademike. Arkiva përmban mbi 83 kilometra me sirtarë në të cilët gjenden mbi 35 000 dokumente dhe tekste historike.







