>

Nokia do largojë nga puna 7 000 punëtorë që prej vitit 2012

User Rating:  / 0
PoorBest 
Gjiganti i markës së telefonave, Nokia ka bërë me dije se do të largojë nga puna rreth 7 000 persona. Kjo po bëhet në kuadër të rifokusimit të kompanisë tek prodhimi i smartphones (telefon inteligjent). Shumica e shkurtimeve do të bëhen në Danimarkë dhe Finlandë, ndërsa në Britaninë e Madhe do të ketë rreth 700 vende shkurtime. Ky plan do të japë efekt që prej vitit 2012-të. Gjithashtu është bërë e ditur se rreth 3 000 punonjës do për të punuar për produktet Symbian për integrohen tek telefonat inteligjent dhe me këtë shpreson të përforcojë kapacitete e prodhimit. Së fundmi Nokia ka konfirmuar një marrëveshje me Microsoft për të ndërtuar së bashku një teknologji të smartphone. Mbi bazën e kësaj marrëveshje Nokia ka rënë dakord që të përdorë sistemin e funksionimit të Microsoftit. Nokia po i përgjigjet kështu kërcënimit po që po i vjen nga konkurruesit si Apple iPhone dhe telefonat që përdorin sistemin Android. Burimi: http://www.shekulli.com.al
© 2008 DurresWeb.com | Joomla Template by vonfio.de