“Pravda”: Aliene drejt Tokes!
- Details
- Created on Monday, 23 January 2012 12:48
- Last Updated on Monday, 23 January 2012 12:52
- Written by WaRrIoR
- Hits: 10
Anijet e Alien-eve jane identifikuar nga NASA permes programit HAARP, program ky qe eshte marre me studimin e fenomenit te Aurores ne Polin e Veriut ne Alaske! Nderkohe, NASA, hesht!
Me konkretisht, jane “tre disqe gjigande UFO-sh”. Me i madhi prej tyre ka nje gjeresi prej 242 km dhe eshte i shoqeruar nga dy anije te vogla. Sipas gazetes ne fjale, dihet vendndodhja e tyre, si dhe eshte e sigurt qe jane duke udhetuar ne drejtim te planetit Toke. Eshte konstatuar se momentalisht ndodhen pas orbites se Plutonit!
Me e pa besueshme nga te gjitha faktet e paraqitura ne reportazhin e gazetes “Pravda”, eshte se anijet e Alien-eve jane identifikuar nga NASA permes programit HAARP, program ky qe eshte marre me studimin e fenomenit te Aurores ne Polin e Veriut ne Alaske! Nderkohe, NASA, hesht!
Juventusi fluturon dhe shpallet kampione e dimrit.
- Details
- Created on Saturday, 21 January 2012 23:28
- Last Updated on Saturday, 21 January 2012 23:37
- Written by WaRrIoR
- Hits: 9
Juventus siguron fitoren ne Bergamo kunder Atalantes me rezultatin 0-2 (55' Lichtsteiner, 81' Giaccherini) dhe shpallet matematikisht kampione e dimrit pa patur nevoje te presi rezultatet e Milanit dhe Udinezes te cilat luajne neser. Nje titull simbolik por qe statistikisht i jep skuadres probabilitete te larta per te luftuar deri ne fund per skudeton.
Trajneri i bardhe e zinjve zgjedh Chiellini-n ne qender dhe De Ceglie-n ne krah te majte. Nga stoli tjeter Colantuono i besohet Denis per te sulmuar porten e juventineve.
Juventus ne sulm. Bardhe e zinjte bejne lojen, presojne dhe i detyrojne kundershtaret te mbrojne porten ne gjysem fushen e tyre. Ne minuten e 11' shtyll e Barzagli-t.
Juventusi insiston por Atalanta reagon dhe detyron nderhyrjen e Buffon ne disa raste. Ne minuten e 42' Vidal i afrohet golit me nje goditje nga 25 metra por topi ndalohet nga traversa.
Pjesa e pare mbyllet me nje 0-0.
Giaccherini zevendeson Marchisio-n (pas nje problemi me gjurin). Asnje nderrim per Atalanten.
Ne minuten e 55' Juventusi kalon ne avantazh me nje gol te Lichtsteiner pas nje assist spektakolar te Pirlo-s. Ne minuten e 81' sigurohet rezultati me golin e dyte, kete radhe shenon Giaccherini me assist te Marrone-s (zevendeson Pepe-n pasi demtohet).
Read more: Juventusi fluturon dhe shpallet kampione e dimrit.
Katër burgime për jetë Bandave të Durrësit
- Details
- Created on Tuesday, 17 January 2012 18:51
- Last Updated on Tuesday, 17 January 2012 18:51
- Written by WaRrIoR
- Hits: 11
Ka marrë fund dje një nga proceset më të gjata në Gjykatën për Krime të Rënda, ai i Bandave të Durrësit, organizata kriminale pjesëtarët e së cilës akuzohen për disa ngjarje në vitin 1997-2005; 9 vrasje, 2 plagosje, një pengmarrje dëshmitari dhe dhjetëra atentate. Seanca filloi rreth orës 10:00, gati një orë me vonesë për shkak të mungesës së avokatëve, ndërsa rreth orës 15:45, trupi gjykues me në krye Gurali Brahimllarin u tërhoq për të dhënë vendimin. Gjykata në verdiktin e saj ka lënë në fuqi kërkesën e prokurorëve për katër prej anëtarëve të këtyre bandave, dy kapove të tyre, Lulzim Berisha e Indrit Dokle si dhe Indrit Taullain e Plaurent Dervishajn, në mungesë. Krimet e Rënda, gjatë vendimit përfundimtar për 16 anëtarët e bandës ka dënuar me disa vite burg 12 prej tyre, që variojnë nga 21 deri në 25 vjet dhe vetëm 10 vjet burg për të penduarin dhe bashkëpunëtorin e drejtësisë, Adriatik Coli. Ky i fundit ka zbardhur mënyrën e funksionimit të bandës, duke treguar hollësitë e krimeve të realizuara nga banda e Durrësit. Coli ka dhënë provat për autorësinë e secili prej episodeve kriminale.
Withers: Demokracia ne Shqiperi nuk po ndjek rrugen e vendeve perendimore.
- Details
- Created on Wednesday, 18 January 2012 01:41
- Last Updated on Wednesday, 18 January 2012 01:41
- Written by WaRrIoR
- Hits: 5
Ish-ambasadori amerikan në Shqipëri, John L. Withers II ka shprehur shqetësimin për gjendjen e demokracisë në Shqipëri. Withers thekson se vendi ynë po shkon drejtë një demokracie tiranike siç po merr drejtimin Ukraina apo siç ka bërë Rusia.
“Shqetësohem se më duket se Shqipëria nuk po ndjek rrugën e demokracive perëndimore, por po shkon në drejtimin që po shkon Hungaria e cila po merr masa shtypëse ndaj medias, apo në drejtimin e Ukrainës që përdor gjykatat për të sulmuar udhëheqës të opozitës apo për të mbrojtur aleatë politikë dhe miq. Mendoj se po ndjek drejtimin e Rusisë, ku zgjedhjet nuk janë në standardet ndërkombëtare, gjë që ne presim t’i ketë një demokraci e zhvilluar”, tha ambasadori Withers në intervistën e parë që jep pas përfundimit të mandatit në Shqipëri.
Read more: Withers: Demokracia ne Shqiperi nuk po ndjek rrugen e vendeve perendimore.
Gjykata: Meta i pafajshem, nuk provohet korrupsioni
- Details
- Created on Tuesday, 17 January 2012 14:23
- Last Updated on Tuesday, 17 January 2012 14:23
- Written by WaRrIoR
- Hits: 5
Ish-zv/kryeministri Ilir Meta, njëherazi kryetari i partisë Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) u shpall i pafajshëm dje nga Gjykata e Lartë për akuzën e korrupsionit. Pesëshes gjykuese të Kolegjit Penal, të kryesuar nga gjyqtari Adrian Dvorani, iu deshën mbi dy orë kohë në dhomën e këshillimit që të shprehen se gjatë procesit gjyqësor nuk u provua akuza e ngritur nga prokuroria ndaj deputetit Meta. Ky i fundit, nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit, ku u përfaqësua nga avokatët e tij mbrojtës dhe disa anëtarë të partisë që ai drejton, të cilët duartrokiten vendimin e lexuar nga kryesuesi Dvorani. Këtij të fundit, i mjaftuan vetëm dy minuta kohë, që të lexonte tre paragrafët e shkurtër të vendimit, ku theksohej se nuk u provua fakti kriminal i pretenduar nga organi i akuzës.
Read more: Gjykata: Meta i pafajshem, nuk provohet korrupsioni







